Veza AIBA
Pse veza e prodhuar nga pularia AIBA eshte me e mira ne tregun shqiptar?

Shkencerisht eshte vertetuar se pulat e ushqyera me nje racion ushqimor te balancuar me proteina , yndyrna , karbohidrate , lende minerale dhe vitamina trasmetojne tek vezet jo vetem bukurine dhe  fortesine e levozhges por dhe nje pjese te shtuar te vitaminave te perfshira ne racionin ushqimor. Nabenr (1993) dhe  Leeson & Summers (2006), duke analizuar faktorët ushqyes , konkludojne se përmbajtja e vitaminave në ushqim është faktori kryesor që influencon në përmbajtjen e tyre në vezë. E kunderta ndodh kur racionet ushqimore jane te varfera . Sa me i varfer te jete  racioni aq me pak do te jete permbajtja e vitaminave  ne veze , aq me e dobet do te jete dhe vete  veza .

Sasia e vitaminave ne ushqim ndikon ne permbajtjen e tyre ne veze .Por ne menyre te vecante Vitamina B12 dhe vitamina K jane  plotësisht të afta të arrijne  pasurimin maksimal te vezes për të mbështetur 100 % sasinë e rekomanduar ditore të konsumit per njerez. Pasurimi me vitaminat e tjera eshte  variable ,  ndërsa për vitaminat D3 dhe E, ka një rritje prej 3 herësh në përmbajtjen e tyre në vezë .

Bazuar ne keto te dhena shkencore , AIBA kompani ploteson te gjitha kerkesat ne lende ushqyese dhe vitamina te shtuara (Vitamina B12 , vitamina K, vitamina B9 , vitamina E , Biotine etj) te racioneve ushqimore te cilat perdoren ne te ushqyerit e  pulave .Eshte pikerisht kjo arsyeja pse vezet e prodhuara nga kjo kompani jane me vlere ushqimore me te larte  se vezet e prodhuara nga komplekse te tjera blegtorale.

Ne tabelen e meposhteme (sa per njohuri) jepet nje pasqyre e cila tregon se sa plotesohen nevojat ditore te njeriut nga konsumi i nje veze te prodhuar nga racione ushqimore me vitamina te shtuara.
Përmbajtja e vitaminave në vezë nga pula të ushqyera rregullisht me nivele të pasuruara të vitaminave.