Laboratori AIBA
Në ndihmë të shërbimit teknik veterinar, vjen laboratori i brendshëm i kompanisë, i pajisur me aparatura të nevojshme bashkëkohore, që ushtron një kontroll të vazhdueshëm parandalues. Analizat përsëriten gjithashtu edhe në laboratorë të jashtëm (sipas urdhëresave të dërguara nga Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit, Inspektoriati ushqimor i rrethit të Durrësit),  për të verifikuar saktësinë e punës së kompanisë. Manuali i laboratorit, bën një përkshkrim më të detajuar të punës së tij.

Laboratori i brendshëm Aiba kryen një kontroll të vazhdueshëm, parandalues, në çdo fazë të ciklit të prodhimit:
  • Lëndët e para;  duke filluar nga casti kur ato hyjnë në ndërmarrje (zogj, drithëra, lëndë të para ushqimore, uji për konsum nga shpendët etj.)
  • Produkte në proces; në momente të ndryshme të procesit teknologjik (shpendët, ushqimet për shpendët, plehu i shpendëve, etj.)
  • Ambienti: si brenda ashtu dhe jashtë kapanoneve (temperatura, lagështia, ngarkesa kimiko-bakteriale, ajrosja, etj.)
  • Produkti i gatshëm; përpara daljes nga ndërmarrja, VEZA, mbi të cilën realizohen analiza të ndryshme, si në sipërfaqe, ashtu edhe në brendësi
Analizat që kryhen në këtë laborator mund të klasifikohen në dy grupe kryesore:
  1. Në grupin e Parë të analizave fiziko-kimike, përfshihen analizat, që kryhen mbi lëndën e parë (misër, sojë, luledielli, etj).   
    Këtu bëjnë pjesë analizat e përmbajtjes së proteinës, yndyrës, fibrës, hirit, lagështisë, lëndëve të huaja etj., të cilat ndihmojnë në përcaktimin e cilësisë së lëndëve të para.

  2. Grupi i dytë të analizave mikrobiologjike konsiston në kontrollin për infeksione dhe parandalimin e tyre. Ky kontroll bëhet në tre linja:
  • Mjediset e ndërmarrjes, lëndët e para;
  • Kafazet dhe shpendët e gjallë (merren kampione gjaku të shpendëve dhe analizohen); dhe
  • Analizat e drejtpërdrejta në vezë (në sipërfaqe dhe brendësi)
Në dy të parat bëhet gjurmimi i Salmonelës dhe Stafilokokut, Mikroflorës së përgjithëshme Mezofile, Coliforme, Myqet (kryesisht tek lëndët e para)
Këto kontrolle kanë karakter parandalues, në ndihmë të karantinës veterinare, që zbatohet, sepse analizojnë të gjithë faktorët e jashtëm infektues, që mund të futen në ndërmarrje.
Kontrolli i linjës së tretë kryhet në sipërfaqe dhe brendësi të vezës, për të prodhuar dhe tregëtuar një produkt cilësor dhe të sigurtë, për konsumin e popullatës.
Pak kompani në industrinë agroushqimore, mund të kontrollojnë të gjithë ciklin e prodhimit siç bën Kompania Aiba: blerja e drithit dhe kontrollet në ushqim, nëpërmjet një laboratori të brendshëm kimiko-bakterologjik, blerja e zogave në moshën një ditëshe, i gjithë monitorimi i rritjes së shpendit, transportimi automatik nga kapanonet e prodhimit në magazinën e grumbullimit e klasifikimit dhe testimet në çdo parti malli, përpara nisjes së tij. Për këto arsye, në çdo moment, kompania mund të gjurmojë në të kundërt (mbrapsht), deri tek ushqimi i përdorur, duke u nisur nga produkti përfundimtar.

Laboratori i ngritur prane kompanise ka te gjitha kapacitetet te ofroje dhe nje game te gjere sherbimesh per te tretet duke kryer nje numer te konsiderueshem analizash fziko – kimike dhe bakterologjike, jo vetem ne ushqimet blegtorale por edhe me gjere si: produkte ushqimore, vajra, uje, pleh organik, vere etj.

Njohja e konsumatorit dhe klientit me tërësinë e preferencave, dëshirave, ankesave dhe sygjerimeve të tij, analizimi i konkurrencës, etj., konsiderohen si elementë shumë të rëndësishëm të sistemit të proceseve të Aiba Co dhe një input i domosdoshëm për përmirësimin e procesit të projektimit dhe realizimit të produktit si dhe për të patur një përparësi strategjike ndaj konkurrencës. Përzgjedhja, kualifikimi dhe trajtimi i personelit janë, elementë themelorë të sistemit. Mbledhja sëbashku e një fuqie punëtore, të përkushtuar ndaj qëllimit të përgjithshëm, është një kusht dhe domosdoshmëri për sukses
Është kombinimi korrekt i të gjitha hapave të procesve të këtij sistemi, që bën të mundur paraqitjen e Aiba sha dhe të gjitha këto hapa, konsiderohen si mundësi për përmirësim të vazhdueshëm të çdo hallke.