Rreth Nesh

Aiba Company sh.a u krijua në vitin 1994 si një ndërmarrje me drejtim kryesor të aktivitetit prodhimin e ushqimeve blektorale dhe qe nga viti 1999 edhe rritjen intensive të shpendëve për prodhim vezësh.
Aiba Company sh.a sot ka siguruar pozicionin e liderit në industrinë e prodhimit të vezës në Shqipëri, jo vetëm në sajë të arritjeve të sotme, por vecanërisht në sajë të rrugës që kemi ndjekur për të ardhur deri këtu.

Kjo kompani ka filluar aktivitetin e saj me nje kapanon me 32000 krere pula për prodhim vezësh dhe është rritur e zgjeruar duke ndjekur metodën e përmirësimit konstant dhe të vazhdueshëm në cdo veprim - që nga përparimet në teknikat e proceseve të ndryshme deri tek qëndrimi ndaj konsumatorëve, si dhe nga filozofitë më themelore të manaxhimit e deri tek punësimi i një fuqie punëtore me kualifikim të lartë.

Sot kompania numeron 330,000 krere pula qe mbareshtrohen ne pese kapanone dhe 150,000 krere zogj qe mbareshtrohen ne dy kapanone.

Nëpërmjet aplikimit konstant të ideve rinovuese duke u përpjekur që tu shërbejmë më së miri kërkesave dhe nevojave të konsumatorëve, Aiba Company sh.a ka themeluar një rrugë të admirueshme të rritjes së vazhdueshme.
Në funksion të sjelljes ne tavolinenen e konsumatorit produkte dhe ushqime sa me cilesore dhe te sigurta Aiba për zbaton Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë, sipas kërkesave të Standardit Ndërkombëtar, UNI EN ISO 9001:2008 dhe zbatimi i kërkesave të Sistemit të Sigurisë Ushqimore, HACCP, pas certifikimit ne te dy keto sisteme ne vitin 2007.

Gjate viteve jane bere investime te vazhdueshme per te permiresuar prezencen e produkteve te kesaj kompanie ne tregjet aktuale ne Shqiperi dhe jashte vendit. Nje nga sfidat e fituara ishte hyrja e produktit te vezes te kesaj kompanie në tregjet e Bashkimit Europian.