Super Ushqimi

Aiba Company sh.a eshte gjithashtu e specializuar ne prodhimin e ushqimit blegtoral per kafshe, ky aktivitet ze rreth 4% te tregut aktual te ushqimit blegtoral.Procesi i prodhimit te ushqimit fillon me prodhimin ne Fabriken e ushqimit prane Aibes te ushqimit blegtoral , aty ku lendet e para mblidhen dhe perpunohen per te gjithe kategorite e kafsheve sipas standardeve te kerkuara.Lendet e para importohen ose jane me origjine vendase , furnitoret e te cilave perzgjidhen ne baze te eksperiences se tyre ne fushe dhe sigurise qe ata garantojne.Disa nga llojet e lendeve te para qe kjo kompani importon jane te pershkruara si me poshte :

  • Premikse dhe mikroelemente si : Ovored , Premix Layer + AVZ,Alb Revitproduttori , lisine etj ;
  • Lende te para si metionine , fosfat bikalcik , bersi soje , vaj soje , miell peshku etj.
  • Bersi panxhari , bersi luledielli , miser , grure etj.
  • Graso kafshesh , karbonat , kripe etj.

Aiba Company sh.a prodhon gjithashtu ushqim per sektorin e saj te prodhimit , gje qe nenkupton lidhjen zinxhir qe ekziston ndermjet sektoreve te saj. Disa nga kategorite e kafsheve per te cilet Aiba prodhon ushqim jane :

  • Derra te cdo moshe deri ne fazen e prodhimit ( gica , dosa barrese , dosa ne laktacion etj .) ;
  • Lope ( per raca te ndryshme si p.sh Holstein ) ;
  • Viça ;
  • Broilera ( pula mishi ) per te cilat ushqimi jepet ad libidum ;
  • Pula ( pula prodhimi ).

Prodhimi i ushqimit blegtoral eshte gjithashtu i licensuar dhe nje marke e regjistruar.