Zogj & Pula

Procesi i punës në Kompaninë AIBA, fillon me pranimin e zogjve të pulës, në moshën 1-ditore. Në këtë fazë të rëndësishme, kujdes i veçantë i kushtohet zgjedhjes së rracave nga furnitorë të njohur dhe të afirmuar, që kanë treguar vazhdimisht qëndrueshmëri dhe por të lidhura ngushtë gjithashtu me cilësinë dhe sigurinë e produktit përfundimtar. Zogjtë e sapoardhur, vendosen në kapanonet përkatëse, ku qëndrojnë përafërsisht 120-130 ditë ku dhe i nenshtrohen kudesit sanitar dhe veterinar. Zogjve u sigurohet një mjedis dhe kushte të përshtatëshme, në përputhje me parametrat e nevojshëm teknikë, teknologjinë dhe rekomandimet e siguruara.

Pas kalimit te zogjve ne kapanonet e prodhimit fillon dhe procesi i prodhimit te vezeve.Ndërtimi i kapanoneve është bërë në përshtatje me standardet europiane si dhe shpërndarja e shpendëve në kafaze.Edhe këtu, nëpërmjet instruksioneve dhe kualifikimeve përkatëse, realizohet kontrolli intensiv periodik i kushteve higjieno-sanitare dhe stabilizimi i ventilimit, ndriçimit, lagështisë dhe temperaturës së ajrit, furnizimit me ujë të pijshëm.

Në ndihmë të shërbimit teknik veterinar, vjen laboratori i brendshëm i kompanisë, i pajisur me aparatura të nevojshme bashkëkohore, që ushtron një kontroll të vazhdueshëm parandalues.