Plehu Organik - AIBIOS

Ushqim organik me vlera te larta agronomike i perfituar nga teknologjia e perpunimit te plehut te kafsheve nepermjet metodes se biofermentimit aerobik natyral te kontrolluar me shkalle te larte humifikimi.
I vetmi pleh organik qe u siguron kulturave bujqesore tre elementet kryesore te prodhimtarise ne forme organike (NPK).
Keto karakteristika bejne te mundur shfrytezimin gradual nga aparati rrenjor, permiresimin maksimal te lendeve ushqyese, plotesimin e nevojave me te rendesishme per ushim te bimeve e si rrjedhoje marrjen e rendimenteve te larta agronomike.

Temperaturat e larta qe arrihen gjate procesit te biofermentimit japin garancine maksimale higjeno-sanitare duke bere pasterizimin total te ketij produkti.

Permbajtja me Lende Organike, Azot, Fosfor, Kalium, Kalcium, Magnez dhe Mikroelemente, i jep AGRO-USHQIMIT ORGANIK AIBIOS vetite ushqyese universale te pa zevendesueshme, te cilat ndikojne ne aftesite per te permiresuar cilesite fiziko-kimike dhe biologjike te tokes.

Fushat e perdorimit

Si plehërim bazë në të gjithë llojet e tokave dhe për të gjitha llojet e kulturave prashitëse, në fushë dhe ambiente të mbrojtura, në frutikulturë, vreshtari, florikulturë etj, si dhe për ato kultura që kanë jetë vegjetative dhe prodhuese mbi 3-4 muaj.

Ndikimi ne cilesite fizike te tokes

Perdorimi i AGRO-USHQIMIT ORGANIK AIBIOS ndikon direkt ne permiresimin e raporteve nepermjet elementeve perberes se struktures se tokes, te porozitetit, te kapacitetit ujembates te saj dhe shkalles se ajrimit.

Ndikimi ne cilesite biologjike te tokes

Ne 1ton AGRO-USHQIM ORGANIK AIBIOS gjenden 13kg mikroorganizma te dobishme te cilat ndikojne direkt ne gjallerimin e jetes ne toke.
Permbajtja e larte me lende organike te biofermentuara, ben te mundur rritjen e sasise te karbonit (C) aktiv organik ne toke, i cili ndikon ne shumefishimin e aktivitetit jetesor, intensifikimin e veprimit te bakterieve nitrifikuese, amonifikuese, azotikuese dhe te mikroorganizmave te tjere biologjike te shperberjes dhe sintezes te lendes organike.

Ndikimi ne cilesite kimike te tokes

Perdorimi i AGRO-USHQIMIT ORGANIK AIBIOS ndikon ne permiresimin e cilesive kimike te tokes duke rritur kapacitetin thithes, siguron, pervetesimin gradual te lendefve ushqyese, ndikon ne rregullimin e raportit karbon (C)/azot (N), ul shkallen e shpelarjes dhe fiksimit te elementeve kimik ne toke, rrit efektin e perdorimit te tyre.

Ndersa karaktersitikae e aibios jane :

A. AIBIOS -  Nje pleh cilesor:

- AIBIOS-i paraqitet si pleh me ngjyre kafe te erret, pa arome ose me nje arome te lehte. Karakterizohet nga nje lageshti rreth 20 %  Struktura fizike e plehut  eshte homogjene
- Plehu i perpunuar AIBIOS permban makroelemente  azot, fosfor dhe kalium ne sasi nga 4-6 %,
- Ne plehun e perpunuar ndodh  zberthimi gradual i perberesve (per shembull, azoti eshte i pranishem me teper ne formen organike).
- AIBIOs perben garancine me te mire te karakterit higjeno-sanitar: Temperaturat e larta qe arrihen gjate procesit te kompostimit  sigurojne ate qe disa e perkufizojne si nje lloj "pasterizimi" te produktit gje qe con ne  mosveprimin e farave infektuese te pranishme ne disa raste ose te fitopatpgjeneve te ndryshem;
- Eshte nje produkt permiresues, duke qene i pasur me lende organike permireson  pjellorine e tokes;
- Duke patur permbajtje te larte te lendes se thate dhe strukture konsistente, AIBIOS-i mund te te transportohet me lehtesi ne distanca te largeta.
- AIBIOS-i mund te ruhet ne thase ose ne grumbuj (kur eshte rifuxho) dhe i pambuluar (ne rastin e shirave te perkohshme laget vetem shtresa siperfaqesore, 15-30 cm)
- Permireson ambjentin nga ndotja. Studimet e fundit tregojne se blegtoria eshte nje nga ndotesit me te medhenj te ambjentit .Perpunimi i plehut (ne rastin qe po shqyrtojme eshte plehu i pulave qe prodhohet ne komplekset e AIBA company ) kontribuon ne permiresimin e ketij ambienti duke mos lejuar ndotjen e tij.

B. Karakteristikat e pergjitheshme te AIBIOS-it;


Nga pikpamja agronomike komposti AIBIOS eshte nje permiresues i perkryer i  pjellorise fizike dhe kimike te tokes dhe nje  mbartes i elementeve kimike te rendesishem per ushqimin e bimeve.
- Ndikimi ne cilesite fizike te tokes: permireson dhe stabilizon strukturen te tokes, duke vepruar mbi porozitetin, shkallen e ajrimit  dhe kapacitetin  ujembajtjes. Pra  kontribuon ne permiresimin e raportit ndermjet ajrit, ujit dhe tokes, duke krijuar kushtet optimale per jeten bimore dhe shtazore. I ben tokat argjilore me poroze dhe lehtesisht te punueshme, nderkohe qe permireson kapacitetin e ujembajtjes se  tokave ranore;
- Ndikimi ne cilesite kimike te tokes: perfaqeson nje burim te rendesishem te elementeve ushqyes duke i furnizuar bimet ne menyre graduale, rit kapacitetin thithes te tokave, ndikon ne regullimin e raportit C/N, ul shkallen e shplarjes dhe te fiksimit te elementeve kimik ne toke, njekohesisht rit efektivitetin e perdorimit te plehrave kimike.
- Ndikimi ne cilesite biologjike te tokes. Shton sasine e karbonit ne toke duke krijuar ambient te pershtatshem per zhvillimin e mikroorganizmave, intensifikon proceset e nitrifikuese, amonifikuese, azot fiksuese e tj duke ndikuar ne pershpejtimin e cikleve biologjike te shperberjes dhe sintezes ne favor te nje rritje me te mire te bimesise.