Vera Bio “DUKA”

Vera Bio “DUKA” Vera Bio “Duka “ ka dalë në treg me shumë bujë. “Kur na shkruajnë nëpërmjet postës sonë elektronike konsumatorë vendas dhe të huaj që këtë verë e pijnë dhe e shijojnë në restorantet kryesore te Tiranës , kjo na bën krenar por na rrit përgjegjësinë gjithashtu “ - këtë thotë pronari i këtij vreshti bio me sipërfaqen më të madhe në Shqipëri.

Vend-ndodhja e vreshtit.

Vreshti “DUKA” shtrihet ne kodrat e Ishmit, midis pyllit dhe më përkundrejtim jugor . Vreshti ka sipërfaqe mbi 5 ha dhe është i terracuar.Janë kryer të gjitha investimet që shmangin gërryerjen e tokës. Mekanika bujqësore është e mjaftueshme për ti kryer në kohë dhe me cilësi punimet agronomike .

Vreshti është një vepër agronomike dhe inxhinierike gjithashtu, me një peisazh të bukur dhe të vizitueshëm nga pushues vendas dhe të huaj, i përshtatshëm për të organizuar edhe kampingje ditore të turizmit rural.

Vera “Duka” prodhohet nga rrushi bio.i cili plotëson kriterit agro-mjedisore që kërkon ky system prodhimi. Kriteri kryesor që është zbatuar është përdorimi I një baze materiale jo të dëmshme për shëndetin e njerëzve, gjallesave të tjera dhe mjedisin.

  1. Të ushquerit I hardhisë dhe të tokës është realizuar me plehra organike.Nuk janë përdorur aspak plehra kimike tradicionale.
  2. Mbrojtja e hardhisë dhe rrushit nga sëmundjet dhe nga insektet dëmtues është realizuar me produkte të regjistruara për bujqësinë bio. Për mbrojtjen nga sëmundja e vrugut janë përdorur preparate me bazë bakri, për mbrojtjen nga sëmundja e hirit janë përdorur preparate me bazë squfuri,Për mbrojtjen nga insekti i tenjës janë përdorur substanca që shmangin lëshimin e vezëve të insekteve në bistakët e rrushit. Këto quhen feromone çorientuese të fluturave të tenjës , qe sillen nga Zvicra. Mbrojtja nga grerëza e bistakëve të pjekur bëhet me grackat me lëngje ushqimore sheqeroreKjo metodë ka shmangur krejtësisht përdorimin e insekticideve klasike.
  3. Ujitja e hardhise bëhet me ujë rezervuari i izoluar nga kullesat e parcelave fqinjë.Rezervuari ujit rrethohet nga pylli.
  4. Mjedisi rrethues i vreshtit. Vreshti rrethohet nga pyelli dhe nuk ekziston mundësia e ndotjes nga pluhurat e tymrat.

Zbatimi i të gjitha praktikave që përmendëm kontrollohet nga trupa inspektimit, e cila pasi bindet për zbatimin korrekt të teknikave të prodhimit gjeneron çertifikatën përkatëse të prodhimit “Bio” Çertifikimi bëhet në bazë të standartit të Komunitetit Europian. Vera “DUKA” është e çertifikuar si verë e ardhur nga rrushi bio.

Kultivarët në vreshtin Duka : Kabernet , Merlot , Tempranilo.

Vlera shumë e lartë e lëndës së parë, teknikat moderne dhe profesionale të prodhimit të verës, ambalazhimi dhe etiketimi, plotësojnë të gjitha ato kërkesa që i kërkon vera bio me cilësi të lartë. Nëse konsumatori do kishte fatin të vizitonte këtë vreshtë do e shijonte më shumë verën e ardhur prej tij. Besueshmëria është shijë më vehte.

Këto verëra hyjnë në kategorinë e verërave të forta , këshillohet të shoqërohet me mish të pjekur dhe peshk. Këto verëra janë riaftësuese për shëndetin e njeriut , për asimilimin e ushqimeve , për të sëmurët kardiakë ; ndihmon shumë në pastrimin dhe zbukurimin e lëkurës së fytyrës etj.

Te dhenat Teknike:

  • Vendi: Ishem ,Durres
  • Prodhimi: Rrush për prodhin vere dhe për ngrënie të freskët
  • Statusi i prodhimit : Rrush Bio
  • Koha e prodhimit bio: Katër vjet i çertifikuar si rrush bio
  • Shërbimi këshillimit: Instituti Bujqësisë Biologjike , Durrës
  • Trupa e çertifikimit : Albinspekt

Gëzuar i dashur mik, ju e meritoni të shijoni një verë si kjo !